Gjenden fosile gjitarësh 145 milionë vite të lashta në Angli

Në Angli janë gjetur fosile të lashta 145 milionë vite të dy gjallesave të cilat konsiderohen të jenë paraardhësit e gjitarëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Dr. Steve Sweetman nga Universiteti i Portsmouthit ka theksuar se në rajonin Dorset në jug të Anglisë janë zbuluar dhëmbët e fosilizuara të dy kafshëve të ngjashme me minjtë të cilët janë të shfarosur.

Në hulumtimin mbi dhëmbët e fosilizuar të kafshëve që pranohen si paraardhës të gjitarëve të sotëm, është vërejtur se njëra nga këto gjallesa është ushqyer me insekte, kurse tjetra me bimë, njoftoi Sweetman.

Ai shtoi se dhëmbët e këtyre gjitarëve ishin shumë të zhvilluar dhe mund të shponin, prisnin dhe bluanin ushqimin.

Theksohet se fosilet janë gjetur nga një student në një zonë shkëmbore në qytetin Swanage në Dorset.

Gjetjet lidhur me zbulimin janë publikuar në revistën “Acta Palaeontologica Polonica”.

Share Button