Gjenden 115 mijë euro në Llogara, familja shqiptare i dorëzon në polici

Një çantë me 115 mijë euro është gjetur ditën e sotme në Llogara nga një familje shqiptare.

Pas verifikimeve u gjet se paratë i përkasin një çifti turistësh nga Ukraina, të cilët po ndiqen penalisht për mosdeklarim të ardhurash kur kanë hyrë në kufi.

“Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë nisur hetime intensive lidhur me një çantë personale, në brendësi të saj me vlera monetare, në një sasi prej 115 mijë Euro, të gjetur në zonën e Llogarasë”, thotë policia në një njoftim të sajin.

Në përfundim të hetimeve nga Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik pas verifikimit dhe identifikimin se kujt u përkiste kjo çantë si dhe prej nga e kanë burimin të ardhurat, të cilat nuk ishin deklaruar nga shtetasit posedues në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas kanë nisur proçedimin penal për S.M., 62 vjeçe, dhe P.K., 57 vjeç, banues në Ukrainë”, thotë thuhet më tej në njoftim.

Për pasojë paratë janë sekuestruar ndërsa Policia falenderon familjen e cila njoftoi dhe dorëzoi pranë çantën e gjetur me vlera monetare për aktin qytetar

Share Button