Gjen portofolin me 43 mijë euro, ia dorëzon pronarit

Një qytetar italian pasi ka gjetur një portofol, brenda të cilit kishte 43 mijë euro i ka dorëzuar ato tek i zoti.

Bëhet fjalë për Luigi Tidein, i cili jeton në Comunanza të Italisë. Ai rrëfen se portofolin e gjeti teksa ecte gjatë një pasdite në një parking.

Sipas mediave italiane, Luigi, shofer në një kompani, i martuar dhe babai i tre fëmijëve, nuk u tundua për asnjë moment për të dorëzuar paratë.

Mësohet se paratë ishin të një tregtari, i cili do të shkonte për të bërë furnizime në qendrën tregtare. Pa e menduar dy herë, ai nisi që të kërkonte pronarin e portofolit dhe ia dorëzoi.

“Kur pashë zotërinë në shtëpinë time e kuptova atë që kishte bërë. Ndonëse i ofrova një shpërblim, ai nuk pranoi”, tha burri që kishte humbur portofolin.

Share Button