Gjatë muajit të fundit në Arakan janë vrarë 7 mijë muslimanë

Pretendohet se gjatë muajit të fundit në provincën Arakan të Mianmarit janë masakruar rreth 7 mijë muslimanë.

Kryetari i Organizatës Kombëtare Rohingya të Arakanit, Nuri Islam duke e bërë të ditur se në Arakan janë masakruar 7 mijë muslimanë tha se “Me qëllim të fshehjes së masakrave trupat e viktimave ose digjen ose hidhen në lumenj. Në këtë mënyrë bëjnë përpjekje për ti fshehur gjurmët”.

Sipas një komunikate të lëshuar me shkrim nga Shoqata Ndërkombëtare e Informacionit të Medias (UMED) Nuri Islam u takua me kryetarin e shoqatës UMED, Aslan Degirmenci dhe zv/kryetarin Ahmet Açikay.

 

Share Button