Gëzohet Basha, fiton bashkinë në Kavajë

Pas fitores së PD në bashkinë e Kavajës, ka reaguar kryetari i Bashkisë Demokratike Lulzim Basha.

Basha shkruan se nga Kavaja e heroike e qëndresës, përballjes dhe fitores do të nisë ringritja e Shqipërisë

Kandidati i PD-së Isa Sakja ka fituar mbi PS me 28 vota më shumë.

Postimi i Bashës:

‘Lajm i mrekullueshem nga Kryeqyteti i Lirisë dhe Demokracisë:

Isa Sakja u zgjodh Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës!

Urimet e mija më të përzemërta qytetarëve të Kavajës për këtë ngadhnjim mbi krimin, korrupsionin dhe terrorin e bandave!

Mirenjohje të thellë demokratëve të Kavajës dhe Kryetarit Sakja për këtë fitore ogurbardhë!

Nga Kavaja heroike e qëndresës, përballjes dhe fitores do të nisë ringritja e Shqipërisë.

Zoti e bekofte Kavajën e Lirisë dhe Demokracisë!’

Kujtojmë se, kandidati i PD, Isa Sakja ka fituar me 28 vota me shumë se kandidati i PS, Dorjan Murati.

REZULTATET PËR BASHKINË KAVAJË

PS- Dorjan Murati (11127 vota)

PD- Isa Sakja ( 11155 vota)

LSI- Maksim Kona ( 1960 vota)

Vota të pavlefshme: 698

Kavaja votoi të dielën për përfaqësuesit e rinj në parlament si dhe për kryetarin e ri të Bashkisë. Kujtojmë se deri pak muaj më parë Bashkia drejtohej nga Elvis Rroshi, i shkarkuar nga detyra për shkak të ligjit të dekriminalizimit./albeu

Share Button