George Clooney dëshiron ti futet politikës

Aktori George Clooney dëshiron të kandidojë për postin e guvernatorit të Kalifornisë me Partinë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2018. 53-vjeçari dëshiron të ndjekë hapat e kolegut të tij, Arnold Schwarzenegger, duke u përfshirë seriozisht në politikë. “George është shumë i popullarizuar te demokratët dhe ku mund të jetë guvernator më mirë se në Kaliforni, vendin e Hollywoodit?”, ka thënë një burim për Daily Mirror. Sipas burimeve, aktori do të fillojë karrierën politike pasi të martohet me avokaten britanike, Amal Alamuddin, në muajin shtator. Ai thuhet se ka refuzuar shumë role filmike për të hyrë në politikë.

Share Button