Gaza, 3 palestinezë të plagosur nga 2 sulme ajrore të Izraelit

Ushtria izraelite ka ndërmarrë dy sulme ajrore në veri të Rripit të Gazës, ku si pasojë janë plagosur tre palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ejmen es-Sahbani, përgjegjës i emergjencës në Spitalin Shifa në Gaza, i cili ka njoftuar lidhur me sulmin, tha se gjendja shëndetësore e një palestineze që është qëlluar në kokë me copëza të predhës është e rëndë.

Nga ana tjetër, dëshmitarët okularë theksojnë se dy sulmet me raketa janë kryer në disa toka bujqësore në veri të Gazës, duke shkaktuar dëme materiale në ndërtesat përreth.

Ndërkohë, televizioni izraelit Kanal 2 ka njoftuar se një raketë ka rënë në qytetin Askalan që gjendet në jug të Izraelit në kufi me Gazën.

Sipas lajmit të televizionit, raketa ka rënë në hapësirë të zbraztë dhe nuk ka shkaktuar të vdekur apo të plagosur.

Asnjë nga grupet palestineze në Rripin e Gazës ende nuk e ka marrë përsipër sulmin në fjalë.

Share Button