Garë çiklizmi në Kazakistan, morën pjesë 20 ekipe nga 15 vende

Gara profesionale ndërkombëtare “Criterium” është mbajtur në qytetin kazak, Astana, raporton Anadolu Agency (AA).

Në garë morën pjesë 20 ekipe nga 15 vende dhe bëhet fjalë për çiklistë, por edhe të ekipeve nacionale. Gara u mbajt në kullën Bayterek.

Garën e fitoi sportisti britanik Ad Clancy, ndërsa vendin e dytë dhe të tretë e fitoi Nikolas Marini dhe Scott Shanderland.

Çmimet për më të suksesshmit i dorëzuan ministri i Kulturës dhe Sportit, Aristanbek Muhamediuli, guvernatori i Astanës, Aset Isekesev dhe drejtori i komitetit nacional të sigurisë, Karim Masimov.

Share Button