Garë çiklizmi dhe vrapimi në mbështetje të pajtimit mes palestinezëve

Në Gaza është organizuar garë çiklizmi dhe vrapimi në mbështetje të pajtimit palestinez, transmeton Anadolu Agency.

Në aktivitetin e organizuar nga Komiteti Olimpik i Palestinës morën pjesë 4 mijë sportistë.

Zv/presidenti i Komitetit Olimpik, Esad el-Mexhdalavi në një deklaratë tha se kjo garë është organizuar për t’i dhënë mbështetje pajtimit të arritur mes grupeve palestineze në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro.

Ai tha se sporti zë një vend të rëndësishëm në jetën e popullit të Palestinës. “Shpresojmë se përpjekjet për pajtim do të përfundojnë me sukses. Ne si komuniteti sportiv i Palestinës kërkojmë bashkimin e Bregut Perëndimor me Gazën që t’i jepet fund ndarjes”, tha Mexhdalavi.

Delegacionet e Hamasit dhe të Fetahut në kuadër të negociatave në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, nënshkruan “marrëveshjen e pajtimit” e cila i jep fund ndarjes në Palestinë.

Në kuadër të marrëveshjes Hamasi më 1 nëntor ia dorëzoi portat kufitare të Gazës qeverisë palestineze.

Share Button