Gabriel: Gjermania kërkon komunikim efektiv me Turqinë

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Sigmar Gabriel deklaroi se Evropa do të duhet të gjejë një mënyrë që të komunikojë në mënyrë më efikase me Turqinë.

“Turqia është një pjesëtare e NATO-s dhe është e vendosur në kufijtë e Evropës, prandaj do të duhet të gjejmë një rrugë përmes së cilës do të komunikojmë dhe negociojmë në mënyrë më efektive”- deklaroi Gabriel në një konferencë për mediat pas takimit me homologun e tij grek Nikos Kotzias.

“Turqia sigurisht nuk është në prag ti bashkohet (në BE), por në asnjë rast nuk duhet të mbyllen kanalet e komunikimit, edhe pse gjërat janë të vështira”, tha ministri i Jashtëm gjerman.

Share Button