Gaboheni nëse mendoni se shumica e muslimanëve janë arabë, ja faktet!

 

Ekziston një qytet pranë bregut perëndimor të Arabisë Saudite, përballë Sudanit përmes Detit të Kuq, dhe emri i atij qyteti është Meka. Pesë herë në ditë, pavarësisht pozicionit gjeografik kudo ku ndodhen nëpër botë, muslimanët e përkushtuar drejtohen nga Meka për të kryer ritin e faljes. S’ka dyshim, Meka është vendbanimi (qyteti) më i lashtë mbi sipërfaqën e tokës. Termi “karjetun” (fshat) që Allahu i Lartësuar e ka emëruar Mekën e nderuar e që njihet edhe me emrin “ummul kura” (nëna e fshatrave) është për qëllim në këtë kontekst pikërisht ajo që ne e quajmë sot – qytet. Pra, nëna e qyteteve, për shkak se ai është vendi, në të cilin mblidhen njerëzit për të kryer detyren e Haxhit, ashtu siç mblidhen fëmijët rreth nënës së tyre.

Nëse jeni të prirur të besoni që shumica e muslimanëve janë arabë, atëherë gaboheni.

Pjesa më e madhe e muslimanëve jetojnë jashtë kufive të Lindjes së Mesme. Më shume se dyqind milionë muslimanë jetojnë vetëm në Indonezi,  pra 12.7% e muslimanëve të botës. Më pas, ndiqet nga Pakistani me 11.0% dhe India me 10.9%.

Më shumë se pesë milion muslimanë jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, ndryshe nga sa mund të perceptohet në Amerikë ka më shumë muslimanë sesa hebrenj.

Të paktën një herë të vetme në jetë, duhet që çdo musliman dhe muslimane ta kryejë peligrinazhin e haxhit në Mekë. Koha e duhur e vitit për të kryer haxhin është midis ditës së shtatë dhe të dymbëdhjetë të muajit të fundit të kalendarit islam.

Zakonisht gjatë kësaj kohe në Meke dynden rreth dy milion muslimanë nga e gjithë botë.

Po sesi janë të shtrirë në përqindje numri i muslimanëve nga e gjithë bota, shohim grafikun e mëposhtëm të realizuar nga Pew Research Center:

perqindja-e-popullsise-sipas-shteteve

Share Button