Gabimet që bëjmë më shpesh në dimër

Me ardhjen e motit të ftohtë dhe dimrit, sigurohuni që të mos i bëni më këto gabime të zakonshme që kanë ndikim në shëndetin tuaj.

Të mbështeteni në vitaminën C

Shumica prej nesh kërkojmë lëng portokalli apo pilula vitaminë C menjëherë sapo të ftohemi, por një hulumtim tregon se ne vetëm po humbim kohë. Një studim i vitit 2013, që analizoi një hulumtim shëndetësor të kryer përgjatë 70 viteve, gjeti se marrja e vitaminës C pas ftohjes nuk i zvogëlon simptomat apo nuk e largon ftohjen. Studimet tregojnë se të marrësh pilula të zinkut mund të përshpejtojë procesin e largimit të ftohjes dhe gripit.

Të mos pini mjaftueshëm ujë

Në dimër ne nuk ndjehemi të etur ashtu siç ndjehemi në verë por, sipas Asociacionit Britanik Dietetik, ne duhet të pimë ujë çdo ditë edhe në dimër, për të qëndruar të hidratuar. Sidoqoftë, edhe pijet e ngrohta mund të llogariten si hidratuese, kështu që pini më shumë çajra.

Të vishni këpucë të dobëta

Ato mund t’ju mbajnë këmbët e ngrohta, por mund të shkaktojnë problem, veçanërisht tek femrat, duke i bërë ato të ecin në mënyrë jo normale. Kështu, blini një palë këpucë të mira të cilat do ta rehatojnë këmbën tuaj, duke e mbajtur atë të ngrohtë.

T’i thani rrobat brenda

Kur ne i thajmë rrobat në ambiente të mbyllura ne lirojmë acetaldehyde dhe benzol. Këto janë kancerogjene dhe mund të irritojnë lëkurën. Sigurohuni që t’i hapni dritaret në vendin ku i thani rrobat.

Të visheni shumë trashë për stërvitje

Njerëzit e nënvlerësojnë se sa të ngrohta mund të jenë rrobat gjatë ushtrimeve. Një djersitje e tepërt do të thotë se trupi ftohet kur djersa përhapet. Kështu, vishni rroba që nuk janë të trasha, si p.sh vetëm veshje sportive , përndryshe, do të sëmureni.

 

Share Button