G-7 sanksione të reja kundër Rusisë

Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre pjesë e G-7-ës po vendosin sanksione të reja kundër Rusisë.

Sanksionet ekzistuese nuk e kanë ndryshuar qëndrimin rus ndaj Ukrainës dhe Moska vazhdon të përforcojë dislokimet e trupave pranë kufirit, ndërkohë që ende nuk ka shenja premtuese për ndalim tensionesh në Ukrainën lindore:

Kriza në Ukrainën lindore vazhdon të shkallëzohet.

Grupe të armatosura pro-ruse kanë ndaluar vëzhgues evropianë dhe mbajnë të ndaluar oficerë ukrainas.

Ndërtesat e qeverisë mbeteten të rrethuara nga barrikadat dhe disa banorë vazhdojnë përpjekjet për autonomi nga Kievi.

Gjatë vizitës në Malajzi, Presidenti Barak Obama tha se trazirat në Ukrainën lindore po thellohen dhe ai fajësoi Moskën për situatën:

Zyrtarët e administratës thanë se sanksionet kundër qarqeve të brendshme të Presidentit Putin do të zgjerohen

Disa ligjvënës amerikanë kanë kërkuar sanksione edhe më të forta kundër disa sektorëve të ekonomisë ruse.

Por Obama dukej se ishte kundër idesë së masave të njëashme për të ndëshkuar Moskën:

Rusia ndërkaq thotë se po vepron për të mbrojtur popullatën ruse në Ukrainë nga qeveria e re e Kievit, të cilën Moska e konsideron të paligjshme dhe si kërcënim ndaj interesave ruse.

Në Kiev, ish-kryeministrja, Yulia Tymoshenko përshëndeti vendosjen e saknsioneve më të forta kundër Rusisë:

“Besoj se sanksionet do të jenë të efektshme. Do të doja që këto sanksione të jenë aq të forta sa ta detyrojnë Presidentin Putin të ndalë agresionin, të kthehet në territorin e vendit të tij dhe të ndalë destabilizimet”-u shpreh ajo.

Ndërkaq, forca të reja amerikane po mbërrijnë në vendet e NATO-s në Evropën Lindore për manovra ushtarake me synimin për t’i dërguar mesazh Moskës.

 

 

Share Button