Futbollisti gjerman diagnostifikohet me kancer

Ylli i Eintracht Frankfurt, Marco Russ është diagnostikuar me kancer
Futbollit gjerman është tronditur. Ylli i Eintracht Frankfurt, Marco Russ është diagnostifikuar me kancer.

Futbollistit i janë bërë kontrollet e dopingut pas ndeshjes me Darmstadtin, të cilat zbuluan se futbollisti nuk ishte i dopinguar, por kishte një sëmundje më të rëndë.

Pas kryerjes së analizave u zbulua se futbollisti kishte hormone të rritura të cilat tregojnë se ai ka tumor. Mbrojtësi 30 vjeçar nuk ka ndërmend të dorëzohet pasi ka kërkuar trajnerit të skuadrës, Niko Kovac që të jetë në fushë në ndeshjen e play off-it ndaj Nurnberg.

Share Button