Fushë-Krujë, gjendet një minë antitank pranë 1 biznesi

Një minë antitank dhe një celular janë gjetur mëngjesin e sotëm në derën e një biznesi privat në Fushë-Krujë.

Ka qenë policia e cila ka pikasur minën e pashpërthyer në derën e një biznesi që merrej me riparimin e biçikletave, në pronësi të shtetasit Bashkim Metashi.

Menjëherë në vendngjarje mësohet se kanë shkuar forcat xheniere dhe kanë rrethuar zonën duke bërë të mundur çaktivizimin e saj.

Share Button