Fushë-Krujë, ekzekutohen 2 persona

Dy persona janë ekzekuatuar mbrëmë në Fushe-Kruje, mes tyre një biznesmen i kromit në Bulqizë.

Ngjarja u regjistrua në vendin e quajtur Ura e Tapizës ku autorët i kanë zënë pritë 36-vjeçarit, Gjin Nika dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas policisë, nga të shtënat ka gjetur vdekjen edhe 33-vjeçari Fabio Xhunga, banues në Kamëz i cili e shoqëronte 36-vjeçarin.

Sipas dëshmitarëve autorët e ngjarjes janë larguar me motorr nga vendngjarja menjëherë pas krimit.

Gjin Nika ishte liruar nga burgu disa javë më parë, ndërsa u arrestua si i dyshuar për vrasjen e dy personave pak kohë më parë në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur per motive hakmarrje ndersa policia ka nisur punen per zbardhjen e pplotë të saj.

Share Button