Fushata e Victoria Beckham

Victoria Beckham është emëruar nga Kombet e Bashkuara si Ambasadore e Vullnetit të Mirë në vitin 2014, dhe tani shtëpia e saj e modës ka dizajnuar edhe bluzat që simbolizojnë Ditën Botërore të HIV-AIDS në 1 dhjetor, por jo vetëm.

Këto bluza kushtojnë vetëm 90 paund, një shifër e ulët kjo krahasuar me veshjet e tjera që mbajnë firmën e stilistes.

Ish-vajza e grupit muzikor Spice Girl ka nisur edhe fushatën e saj sensibilizuese për të mbledhur fonde për nismat dhe organizatat bamirëse të mbështetura nga UNAIDS.

 

Share Button