Fruti që ndihmon sistemin imunitar, njihuni me vlerat shëndetësore të vitaminës C

Cilat janë vlerat shëndetësore të vitaminës C?

Vitamina C rrit nivelet e antitrupave, proteina të prodhuara nga qelizat e bardha të gjakut. Vitamina C ndihmon edhe në parandalimin e trombozës. Nëse konsumoni dy kivi në ditë, atëherë do të përfitoni 259/mg vitaminë C. Kjo dozë e nevojshme e vitaminës C, jo vetëm që do të ulë tensionin e gjakut, por edhe do të shmangë sëmundjet e zemrës dhe do t’i japë lëkurës tonalitet dhe gjallëri.

Qeniet njerëzore kanë nevojë për vitaminën C që të rrisin natyralisht nivelet e gjakut të plotë (pa përfshirë këtu plazmën), të pastrojnë gjakun dhe të rigjallërojnë zemrën dhe arteriet. Fruti i kivit ka një nga sasitë më të larta të vitaminës C që gjenden në një frut. Vlerat e kaliumit Çdo frut është i pasur me kalium, një elektrolit dhe mineral thelbësor. Në organizëm gjendet një sasi e vogël enzimash që kanë nevojë për kalium që të funksionojnë siç duhet. Enzimat janë të domosdoshme dhe të rëndësishme për ruajtjen e niveleve të rregullta të kimisë së qelizave në trup. Parandalimi i sëmundjeve kronike kërkon nivele të rregullta dhe të rregulluara të kaliumit. Ky mineral ndihmon në parandalimin e disa sëmundjeve të kohëve moderne siç janë: osteoporoza; goditjet në tru; tensioni i lartë i gjakut; gurët në veshka.

Vlerat e bakrit që gjendet tek Kivi

Marrja e bakrit nëpërmjet ushqimeve është e rëndësishme për formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hekurit. Hekuri mbështet transportin e oksigjenit, funksionet biologjike dhe prodhimin e energjisë. Pamjaftueshmëria e hekurit është një nga simptomat që prek shumë njerëz në mbarë botën. Kjo simptomë shkakton anemi. Fruti i kivit ka një përqindje të lartë bakri dhe konsumi ditor i këtij fruti është i rekomandueshëm për përthithjen e një sasie të domosdoshme të bakrit në sistemin tonë endokrin.

Cilat janë vlerat e tjera të shtuara nga konsumi ditor i kivit?

Një ritual i pasur dhe i shëndetshëm ushqimor që përfshin kivin do të ndihmojë për: gjumë të mirë dhe të qetë; rritjen e niveleve të kolagjenit në lëkurë; ujen e rreziqeve të sëmundjeve të zemrës; ekuilibrimin dhe rregullimin e funksionit të zorrëve; pastrimin e mëlçisë; rikthimin e energjisë, duke ju ndihmuar të ndiheni të gjallëruar, të rifreskuar dhe plot dëshirë për jetën. Mënyrat për konsumimin e kivit janë të panumërta dhe përfshijnë: lëngjet, kombinimet me perimet, sallatat dhe shumë të tjera.

 

Share Button