Frika nga azili drejt BE, Rinasi refuzon 39 udhëtarë

Dyshimet se mund të dalin jashtë Shqipërie për të kërkuar azil drejt vendeve të BE kanë bërë të mundur që 39 shtetas të mos lejohen të udhëtojnë nga aeroporti i Rinasit.

Po kështu gjatë këtyre ditëve janë arrestuar 5 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave”

Masat janë forcuar në kuadër të bllokimit të shtetasve që kanë për qëllim kalimin e kufirit për të kërkuar azil në një nga vendet e BE-së

“Vëmendje e veçantë edhe në drejtim të evidentimit dhe bllokimit të ayre shtetasve që kanë për qëllim kërkimin e azilit në Francë e në vende të tjera të BE-së” informoi sot policia e shtetit.

Ndërkohë ka aeroporti i Rinasit përballet me një fluks të madh të hyrjeve e daljeve gjatë ditëve të para të gushtit

“Gjatë muajit Gusht kanë kanë hyrë në Shqipëri 27345 shtetas shqiptarë si edhe 35918 shtetas të huaj.

Kanë dalë 20332 shtetas shqiptarë si dhe 26886 shtetas të huaj.

Gjatë dy ditëve të fundit ka një rritje të madhe të fluksit të hyrjes për në vendin tonë, ku numri arrin deri në 13 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Aktualisht në Rinas po punohet me 9 sportele në hyrje dhe 8 në dalje.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook:

Share Button