Francë, Putin takohet me udhëheqësit perëndimor

Presidenti rus Vladimir Putin mbajti dje bisedimet e para kokë më kokë me udhëheqësit perëndimor që nga fillimi i krizës në Ukrainë, ndërkohë që krerët e shteteve u mblodhën në Francë për të marrë pjesë në ceremonitë për nder të 70 vjetorit të zbarkimit të trupave aleate në Normandi.

Putin u takua me kryeministrin britanik David Cameron dhe presidentin francez Francois Hollande në Paris, vetëm disa orë pasi presidenti amerikan Barak Obama dhe aleatët perëndimor u takuan në Bruksel, pa praninë e Rusisë për herë të parë në dy dekada.

Udhëheqësit e grupit G7 përdorën këtë forum për të dënuar Moskën për mbështetjen e saj të vazhdueshme për separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore.

Më vonë Obama i kërkoi Moskës të negociojë direkt me qeverinë e sapo-zgjedhur të Ukrainës dhe i bëri thirrje presidentit Putim që të ndalojë kalimet ndërkufitare të luftëtarëve të armatosur rusë në Ukrainë.

Udhëheqësit perëndimor gjithashtu vunë në dukje gatishmërinë e Kremlinit për të njohur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 25 majit në Ukrainë.

Por Obama dhe udhëheqësit e tjerë paralajmëruan vendosjen e më shumë sanksioneve ekonomike kundër Moskës brenda disa javësh, në qoftë se Kremlini nuk merr masa për të frenuar mbështetjen e separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

 

Share Button