Francë, një i vdekur dhe dy të zhdukur nga orteku

Policia në qytetin Modane të Francës akoma është duke kërkuar dy persona të cilët janë zhdukur në ortekun dje në qendrën e skijimit Valfrejus në Alpet franceze, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e shpëtimit kanë arritur deri te trupi i snow-borderit holandez. Rreth 60 ekipe të shpëtimit dhe qentë nuhatës kanë vazhduar kërkimet sot pas ortekut të martën në afërsi të kufirit italian.

Policia tha se rreziku i shtresave të reja të dëborës në po këtë zonë është ende i lartë dhe se duhet të sigurohet kjo pjesë për të vazhduar kërkimet në zonë.

Trupi i një personi është gjetur mbrëmë vonë. Operacioni i shpëtimit ishte i ngadaltë për shkak të kushteve të këqija të motit. Tre snow-borderë, të moshës mes 20 dhe 25 vjeç, ishin pjesë e të njëjtit grup.

Një tjetër ortek ishte shkaktuar në qendrën e famshme të skijimit Tignes në Alpe, por në këtë aksident nuk pati viktima.

Share Button