Francë, identifikohet kamikazi i tretë i “Bataclan”-it

Policia franceze ka identifikuar personin e tretë që e hodhi veten në erë në sallën e koncerteve “Bataclan” gjatë sulmeve në Paris.

Shumica e mediave franceze nuk kanë dhënë një emër për sulmuesin e tretë, por gazeta “Le Parisien’ ka shkruar se ai është identifikuar si Fouad Mohamed-Aggad, nga Strasburgu.

Gazeta “Le Parisien”, duke cituar burime të besueshme tha se ai ishte kthyer në Francë nga Siria.

Dy të tjerët që hodhën veten në erë në Bataclan janë identifikuar si Omar Ismail Mostefai, 29 vjec dhe Samy Amimour, 28 vjeç.

Share Button