Francë, gjatë një zjarri digjen 22 anije

Gjatë zjarrit që shpërtheu në portin Saint-Malo në verilindje të Francës janë shkatërruar 22 anije, raporton Anadolu Agency (AA).

Qyteti port Saint – Malo është një nga destinacionet e preferuara franceze për turistët që vijnë për vizitë në këtë vend.

Zjarri shpërtheu në një anije pas çka u përhap edhe në të tjerat që gjendeshin aty afër.

Pavarësisht nga intervenimi i shpejtë i zjarrfikësve, era shkaktoi përhapjen e shpejtë të zjarrit, ku në gjysmë ore u dogjën 22 anije.

Në port ishin rreth 1.200 anije, ndërsa një pjesë e portit pësoi dëme materiale. Nga enti meteorologjik është shpallur alarm i portokalltë në 22 rajone në Francë për shkak të motit të paralajmëruar të fortë.

Share Button