Franca paralajmëron Rusinë

Franca paralajmëroi Rusinë, se çdo sulm i rebelëve ndaj Mariupolit do të kishte pasoja të rënda për Moskën. Ministri i Jashtëm, Laurent Fabius, shpjegoi se çfarë nënkuptohet me këtë pohim: nëse separatistët guxojnë të mësyjnë sërish qytetin portual të Ukrainës, atëherë Europa do të marrë në konsideratë zgjerimin e sanksioneve. “Ia thamë hapur rusëve, se po pati një sulm tjetër të separaristëve në Mariupol, gjërat do të ndryshojnë në mënyrë drastike, e me këtë nënkuptoj edhe mundësinë e shtimit të sanksioneve”, tha Laurent Fabius, ministër i Jashtëm i Francës. Çdo përpjekje e rebelëve për të marrë Mariupolin, edhe për homologun e tij gjerman Frank-Walter Steinmeier do t’i ndryshonte tërësisht themelet e marrëveshjes së Minskut, e në atë rast të gjithë do të gjendeshin përballë një situate krejtësisht të re. Separatistët vetë pretendojnë se nuk kanë ndërmend të rimarrin kontrollin e qytetit dhe mohojnë raportet se në afërsi të Mariupolit ka pasur përplasje të tjera të armatosura.

Share Button