Fotografitë e rralla të astronautëve të NASA-s në ankand

Administrata Kombëtare Amerikane për Hapësirë (NASA), do të shes në ankand 445 fotografi të rralla të cilat janë shkrepur nga astronautët e saj në kohën e kulminaciont të misioneve në Hënë, transmeton Anadolu Agency (AA).

John Glenn ishte njeriu i parë që ka fotografuar tokën nga hëna, ndërsa Neil Armstrong shkrepi fotografinë e parë në sipërfaqen e hënës.

Këto origjinale janë në mesin e 445 fotografive të rralla të cilat janë shkrepur nga astronautët amerikanë, të cilat në ankand i ofron shtëpia “Skinner Auctioneers”.

Nga kjo shtëpi thonë se ankandin e kanë titulluar “The Beauty of Space” (Bukuria e Hapësirës) dhe do të jetë ankandi i parë në të cilin do të ofrohen ekskluzivisht fotografi të bëra nga astronautët e NASA-s mes viteve 1961-1972, atëherë kur hulumtimet në hënë kishin arritur kulminacionin. Ankandi fillon sot dhe përfundon më 2 nëntor.

Michelle Lamuniere, një specialiste e fotografisë në “Skinner Auctioneers”, thotë se fotografitë janë të vlefshme jo vetëm për shkak të rëndësisë së tyre shkencore dhe historike, por edhe për shkak të artit të tyre.

Shtëpia e ankandit thotë se fotot origjinale të astronautëve janë me vlerë prej 300 deri në 9.000 dollarë.

Share Button