Fotografi italian kap malet shqiptare nga përtej Jonit

Për të shkrepur fotografinë perfekte përveç talentit duhet kohë, durim dhe pak fat.

Që të gjitha këto iu bënë bashkë Cisimo Trono, një fotograf italian që fiksoi nga përtej brigjeve, plot 70 kilometra distancë, Malësinë e Labërisë në Shqipëri.

Cosimo priti kushtet e duhura klimatike, erëra nga veriu dhe ajër të pastër që i siguronte një pamje më të pastër dhe më të thellë.

Përveç këtyre një ndihmë dha edhe Punata Palascia, pjesa më e lartë në Otranto të Italisë, ku fotografi italian ishte ngjitur herët në mëngjes.

Në foton e shkrepur prej Cosimos shihet Mali i Çukës i mbuluar nga dëbora dhe poshtë tij disi më zbehtë Karaburuni.

Kjo shkrepje është shpërndarë me qindra herë në rrjetet sociale dhe në mediat online italiane.

Share Button