Forcat qeveritare ukrainase nuk i largojnë armatimet

Forcat ushtarake të Ukrainës deklarojnë se nuk mund të largojnë armët e  rënda ushtarake nga vija e frontit të luftës në lindje të vendit, deri sa rebelët të ndalojnë luftimet nga ana tjetër. Zëdhënësi i ushtrisë tha t se rebelët nuk kanë ndalur sulmet, pavarësisht se gjatë fundjavës të dy palët ranë dakord për tërheqjen e armatimeve, në përmbushje të marrëveshjes së armëpushimit të arritur gjatë këtij muaji. Sipas marrëveshjes së Minskut të dy palët kanë dy javë kohë për të tërhequr artilerinë e rëndë dhe tanket luftarakë nga zona e konfliktit, ndërsa gjatë mbrëmjes së djeshme shkëmbyen rreth 190 të burgosur nga të dy palët. Armëpushimi i 12 shkurtit u nënshkrua në kryeqytetin e Bjellorusisë, me negocimin e Francës dhe Gjermanisë, dhe gjatë javës së shkuar u vu në rrezik për shkak të rinisjes së sulmeve nga ana e rebelëve për të vënë nën kontroll qytetin strategjik të Debaltseve.

Share Button