Forcat izraelite vendosin granata në Gaza

Forcat e artilerisë izraelite mëngjesin e sotëm kanë granatuar pozicionet e lëvizjes palestineze Hamas në Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Tanket e ushtrisë izraelite bombarduan bazën ushtarake të Hamasit në jug të Gazës”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.

Në deklaratë thuhet se sulmi është kryer si kundërpërgjigje të një sulmi të pretenduar me raketa nga Gaza ndaj qytetit periferik izraelit Ashkelon.

Raketa ka rënë në një vend të pabanuar dhe nuk ka shkaktuar dëme ndërsa askush nuk e mori përgjegjësinë për këtë akt.

Rreth dy milionë palestinezë në Gaza tashmë dhjetë vite luftojnë për mbijetesë në një bllokadë të plotë izraelite.

Rripi i Gazës në të kaluarën ishte objektiv i shpeshtë i sulmeve izraelite, kurse në mesin e vitit 2014, të paktën 5.100 palestinezë u vranë në sulmet 51 ditore izraelite. Në këto përleshje u vranë edhe 68 ushtarë izraelitë.

Share Button