Fondi Humanitar Botëror për Xhamitë bashkëpunim të ngushtë me qendrat islame në Europë

Qendra Kulturore Islame në Londër dhe Fondi Humanitar Botërorë për Xhamitë, nënshkruan dje, në kryeqytetin britanik, një memorandun mirëkuptimi. Memorandumi përcakton si prioritet bashkëpunimin bilateral në shërbim të minoriteteve dhe shoqërisë në

Mbretërinë e Bashkuar, nëpërmjet programeve të kualifikimit për të rinjtë dhe xhamitë. Kualifikime që synojnë forcimin e rolit të xhamive në shërbim të komunitetit të muslimanëve dhe mesazhit islam në shoqërinë britanike.

Memorandumi dypalësh i mirekuptimit u nënshkrua nga sekretari i përgjithshëm i Fondit Humanitar Botëror per Xhamitë Ahmed Bahimam dhe Ahmed bin Muhamedi Al- Dibjan drejtor i përgjithshëm i Qendrës Kulturore Islame në Londër.

Vlen të përmendet se Fondi Humanitar Botëror për Xhamitë është një organizëm humanitar me qendër në Doha të Katarit, i krijuar së fundmi së bashku me fonde të tjera në kuadër të Organizatës se Bashkëpunimit Islamik.

Share Button