Fondacioni turk Maarif do të fillojë për herë të parë arsimin universitar në Shqipëri

Instituti Kanadez i Teknologjikë në Shqipëri, me 420 studentë dhe afër 50 anëtarë të stafit akademik, do të transferohet nën kompetenca të Fondacionit turk Maarif, sipas një marrëveshjeje të arritur.

Si rezultat i takimeve të realizuara, është arritur marrëveshje që Instituti Kanadez i Teknologjisë, i themeluar në Tiranë në vitin 2011 nga një investitor nga Katari, të transferohet nën kompetencat e Fondacionit Maarif të Turqisë. Në kuadër të kësaj, në qendrën e fondacionit në Stamboll u nënshkrua protokoll mirëkuptimi me pronarët e shkollës për transferimin e kompetencave Fondacionit Maarif.

Me protokollin preliminar dhe marrëveshjen, Fondacioni Maarif i Turqisë do të ofrojë arsim universitar për herë të parë në Shqipëri. Universiteti, i cili në vitin akademik 2016-2017 ka dy fakultete, 420 studentë dhe afër 50 anëtarë të stafit akademik, ka planifikuar si synim për vitin akademik 2017-2018 të arrijë numrin në 600 studentë. Po ashtu, janë duke vazhduar punimet e hollësishme për shtimin e fakulteteve të reja dhe procedurën e akdreditimit.

Po ashtu, në Shqipëri janë duke vazhduar hulumtimet edhe për shkollat që posedojnë liçencë arsimi.

Në këtë drejtim, janë duke vazhduar takimet për transferimin e shkollave me liçencë arsimi të nivelit të ulët dhe të mesëm. Në Shqipëri po bëhen përpjekje për zhvillimin e një punimi të hollësishëm.

Fondacioni Maarif i Turqisë zhvillon punime që në Shqipëri të themelojë institucione arsimore alternative dhe që familjet t’i largojnë fëmijët e tyre nga shkollat e Organizatës Terroriste FETO, e cila ka përcaktuar Ballkanin si një bazë të saj. Në Shqipëri, FETO posedon 12 institucione arsimore. Dy prej këtyre institucioneve zhvillojnë veprimtari si universitete.

Anadolu Agency

Share Button