Fondacioni Humanitar Turk dërgon ndihma ushqimore në Gaza

Fondacioni Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) dhuroi ndihma ushqimore për jetimët dhe familjet në nevojë në Gaza, raporton Anadolu Agency (AA).

Përgjegjësi i marrëdhënieve me publikun i zyrës së IHH-së në Gaza, Mahmud eş-Şerfa, në një deklaratë për AA tha se sot në mëngjes kanë shpërndarë rreth 5 mijë pako ushqimore për jetimët dhe familjet në nevojë.

Şerfa po ashtu njoftoi se ndihmat për familjet e varfëra dhe jetimët do të vazhdojnë edhe gjatë muajit të Ramazanit, ku bëri të ditur se me këtë rast do të organizojnë edhe iftare të përbashkëta. Sipas tij me këtë ata po i përmbushin detyrat e tyre njerëzore ndaj banorëve të Gazës të cilët po jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Në një deklaratë të javës së kaluar, drejtori Organizatës Humanitare të OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) në Gaza, Bo Schack, kishte theksuar se gjendja në Gaza, ku kriza e energjisë elektrike dhe ajo e ujit po rritet dhe ku ka ndërprerje të pagave për shërbyesit civilë, është “tragjike”. Ai po ashtu kishte bërë të ditur se numri i refugjatëve të cilët furnizohen me ushqim nga programet humanitare ka arritur në 960 mijë.

Share Button