FMN: Rusia në recesion

Rusia po përjeton recesionin tashmë, për shkak të dëmit të shkaktuar nga kriza në Ukrainë, thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar. Organizmi më i rëndësishëm financiar në botë, pasi e shkurtoi parashikimin për rritjen ekonomike të Rusisë, deklaroi se rreth 100 miliardë dollarë mund të dalin nga ky vend përgjatë këtij viti. Antonio Spilimbergo, shefi i misionit të FMN-së në Moskë tha se sanksionet ndërkombëtare po dëmtojnë ekonominë ruse dhe po kërcënojnë investimet.
Ekonomia ruse u tkurr në tre muajt e parë të këtij viti dhe ky trend pritet të vijojë. Por, Spilimbergo  shpjegon se po të kuptohet me recesion rritje negative ekonomike në dy çerekviti rresht, atëherë Rusia tashmë ka rënë në recesion. FMN e shkurtoi prognozën e saj për Rusinë nga një rritje prej 1.3 % në vetëm 0.2 %.

Share Button