FMN miraton ndihmën për Ukrainën

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dhënë miratimin për paketën e ndihmës së Ukrainës prej 17 miliard dollarësh.

Plani 2- vjeçar, parashikon shumën e menjëhershme prej 3.2 miliard dollarësh ndërsa lëvrimi i këstit të dytë dhe të tretë do të jenë të kushtëzuara dhe në përputhje me kriteret e përcaktuara.

Kredia vjen mes tensioneve të ngritura ushtarake dhe politike midis Ukrainës dhe Rusisë fqinje.

Kredia është e varur nga reforma të rrepta ekonomike, duke përfshirë rritjen e taksave dhe çmimin e energjisë.

Udhëheqësja e FMN-së, Christine Lagarde, tha se FMN-ja do të bashkëpunojë rregullisht me qeverinë e Ukrainës në mënyrë që të plotësojë kriteret dhe angazhimet e saj.

 

 

 

Share Button