Flokë të rigjeneruara! Përdorni këtë maskë në kushte shtëpie

Maska që do ta gjeni më poshtë do t’i bëjë flokët tuaja që të duken më bukur por edhe do të forcojë rrënjët tuaja, në mënyrë që të pengohet kështu edhe rënia e tyre e vazhdueshme.

Përbërësit kryesorë të kësaj maske janë mjalta dhe kanella. Të dyja këto produkte ofrojnë përfitime shumë të mëdha si për flokët ashtu edhe për lëkurën e kokës.

Si mjalti, ashtu edhe kanella gjendet pothuajse në secilën shtëpi dhe nuk janë shumë të shtrenjta.

Kjo maskë poashtu mund të përdoret në të gjitha llojet e flokëve, si të thata, të yndryshme, të zakonshme e të dëmtuara.

Përbërësit:

1 lugë çaji kanellë
Gjysmë filxhani vaj ulliri
1 lugë çaji mjaltë

Përgatitja:

Vendoseni vajin e ullirit në një fëltere të nxehtë dhe lëreni të nxehet, më pas largojeni nga shporeti dhe vendoseni në një enë. Më pas shtojeni edhe kanellën dhe mjaltën. Përzieni të gjitha mirë me një lugë derisa të krijohet një masë homogjene.

Përdorimi:

Vendoseni këtë maskë në lëkurën e kokës tuaj duke e përdorur një brushë. Procesi duhet të jetë kështu: fillimisht ndani flokët tuaja me një krehër, dhe vendoseni maskën duke filluar nga poshtë, lartë.

Lëreni maskën të veprojë për 15 minuta. Më pas lani flokët tuaja me shamponin e zakonshëm.

Këtë maskë përdoreni çdo ditë për një javë rresht. Shumë shpejt do të shihni rezultatet e para!

Share Button