Fjala e vitit 2015, Oxford zgjedh një pitogramë

Për herë të parë në historinë e tij, fjalori i Oxford-it ka zgjedhur fjalë të vitit një pitogramë.

Fjala e vitit 2015 është një emoji, e cila shpjegohet si “fytyra me lot gëzimi”, e cila përdoret shpesh për të treguar se “po qesh me lot”.

Ky simbol ka fituar më shumë se çdo fjalë tjetër përgjatë këtij viti, ndër të cilat, nga fjalori përmenden edhe: “refugjat’ apo “brexit”, pasi emoji reflekton më mirë humorin, gjendjen dhe emocionet.

“Emoji ka qenë elementi kryesor në tekstet e adoleshentëve për shumë kohë dhe gjatë vitit të fundit është bërë një kulturë globale.

Emoj -t janë materializuar në pothuaj çdo aspekt të botës dixhitale, duke shprehur emocione, humor, por edhe tipare të karakterit- shkruhet në njoftimin për shtyp nga ekipi i Oxford-it.

Për këtë vendim Oxford University Press ka bashkëpunuar me SvviftKey, shoqëria që drejton biznesin e teknologjisë celulare, për të zbuluar se cilat janë emoji-t më të përdorura në botë.

Fytyra që qan nga gëzimi është më e përdorura në nivel botëror gjatë vitit 2015.

 

Share Button