Fiton zgjedhjet, kryebashkiaku vdes duke festuar fitoren

Një ditë feste është kthyer në një ditë hidhërimi për familjen e Pasquale Landros, kryebashkiakut të rizgjedhur për të tretën herë në krye të Zambrone-s, në provincën e Vibo Valentia, në Itali.

Pasquale Landro, 59 vjeç humbi jetën për shkak të një infarkti, teksa festonte në rrugë me mbështetësit e tij.

Pavarësisht dërgimit të tij të menjëhershëm në një spital në Catanzaro, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Mediat italiane flasin për një lodhje të madhe të të ndjerit gjatë procesit zgjedhor, shkak i cili e çoi atë në humbjen e jetës.

 

Share Button