Fiton Juventus, përballet me Interin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Inter-Juventus do të përballen në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Pas zikaltërve të Mancinit, mbrëmjen e së mërkurës i ka takuar Juventusit të sigurojë biletën për në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni pasi mundi në transfertë 0-1 Lacion.

Golin e fitores për Juven e shënoi Lihshtajner në minutën e 66, i cili arriti t’i gëzohet golit të parë ne Kupën e Italisë me fanellën e Juventusit.

Tashmë Juventusi do të ndeshet në gjysmëfinale me Interin e kualifikuar një ditë më parë ndaj Napolit, ndërsa gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Italisë është ajo ndërmjet Milanit dhe Alesandrias.

 

Share Button