Fiton Inter, rimerr kreun e Seria A

Mauro Icardi ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores për Interin në sfidën e vështirë në fushën e Empolit.

Me tri pikët e reja, zikaltërit ngjiten në vendin e parë me 39 pikë, një më shumë se Fiorentina e vendit të dytë dhe 3 më shumë se Juventus i vendit të tretë.

Kapiteni zikaltër shënoi në fund të pjesës së parë, ku u gjend më së miri në zonë pas një topi të Perisic.

Skuadra e Mancinit nis mbarë vitin 2016 me fitore që i bën ata ende favorit për t’u shpallur kampion në fund të sezonit.

 

Share Button