Filipine, 7 të lënduar dhe mijëra shtëpi të djegura nga zjarri

Si pasojë e zjarrit që shpërtheu në kryeqytetin e Filipineve, Manilë, 15.000 persona kanë mbetur pa kulm mbi kokë, ndërsa shtatë persona janë lënduar më lehtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga njësiti zjarrfikës u bë e ditur se për arsye të panjohura të martën mbrëma në lagjen Parola Compound në afërsi të një porti erdhi deri te zjarri.

Më shumë se një mijë shtëpi në lagjen e varfër u shndërruan në hi, ndërsa zjarrfikësit deri në mëngjes kanë luftuar me stuhinë e zjarrit.

Tre ndërtesa të mëdha në këtë zonë u shndërruan në qendra evakuimi ku për 3.000 familje u sigurua ushqim dhe ujë.

Mijëra njerëz që nuk arritën të vendosen në qendrat e evakuimit, me gjërat të cilat arritën t’i shpëtojnë, në rrugë presin ndihmë.

Share Button