Filipine, 10 të vdekur në një aksident rrugor

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur në përplasjen e një furgoni pasagjerësh dhe kamionit të mallrave të mërkurën në qytetin jugor të Filipineve, Davao, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimit të mediave nëntë persona kanë vdekur në vendngjarje, duke përfshirë edhe shoferin e furgonit, ndërsa një person ka vdekur në spital. Më tej shtohet se katër të plagosur janë në gjendje kritike për jetën.

Mediat lokale kanë raportuar se shoferi i furgonit u përpoq të tejkalojë një tjetër automjet dhe u përplas me kamionin i cili lëvizte në drejtim të kundërt.

Share Button