FIFA trondit Chelsean

Pas Real Madridit dhe Atletico Madridit, FIFA pritet ta dënoj edhe Chelsean.

Chelsea mund të jetë klubi i radhës që pritet të dënohet nga FIFA, duke iu ndaluar transferimi i lojtarëve në të dy afatet e ardhshme kalimtare (qershor 2016 dhe janar 2017).

Klubi nga Stemfrod Bridge pritet të sanksionohet pasi nuk ka respektuar rregullat e transferimit të lojtarit të ri, Bertrand Traore, raporton Fichajes.net

Ekipi londinez e ka transferuar lojtarin në fjalë në vitin 2011 nga Burkina Faso, dhe me këtë ka shkelur rregulloren pasi në atë kohë Traore ka qenë 16 vjeç.

Share Button