Fier, zjarri shkrumbon një banesë

Një banesë është shkrumbuar tërësisht nga flakët, mëngjesin e sotëm në Fier. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku zjarri ka përfshirë banesën e shtetasit Thoma Goga por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Mësohet se familjarët kanë qenë në banesë në momentin e ngjarjes, por kanë dalë menjëherë sapo flakët janë përhapur në të gjithë banesën

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit..

Paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

 

Share Button