Fier, kapet autori i plagosjes së kambistit

Tre ditë nga grabitja me armë e një kambisti në qytetin e Fierit, policia ka mundur të vë në pranga dy nga autorët, ndërsa dyshimet janë se në grabitje kanë qenë të përfshirë edhe bashkëpunëtorë të tjerë për të cilët po punohet për t’i arrestuar.

Me urdhër ndalimi nga Prokuroria, policia vuri në pranga 34-vjeçarin nga Tirana Kreshnik Berisha i cili dyshohet se ka kryer grabitjen me armë pa leje, ndërsa i arrestuari i dytë është Dritëro Lajthia , i cili akuzohet se i ka siguruar Berishës mjetet e nevojshme për grabitjen e rreth 8 milionë lekëve të reja të kambistit 48-vjeçar Artur Çepele mesditën e 16 tetorit.

 

Share Button