Fier, gjendet i vrarë një person

Një biznesmen është ekzektuar në një atentat mafioz sot në qytetin e Fierit.

Agron Imeraj 50 -vjeç, pronar i një rrjeti dyqanesh hidrosanitare është qëlluar më brëshëri automatiku sapo ka hipur në automjetin e tij tip “Audi” me targa AA 758 BF, që ndodhej i parkuar pranë banesës së Imerajt.

Plumbat i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme 50-vjeçarit, ndaj të cilit është qëlluar të paktën 12 herë.

Nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje, pasi dy djemtë e viktimës rreth një vit e gjysmë më parë u akuzuan për vrasjen e inxhinierit të naftës Kol Veshi, por që u liruan më pas për mungesë provash.

I pari që ka konstatuar ngjarjen ka qënë roja i parkingut i cili ka njoftuar policinë.

Kjo e fundit ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autoreve

 

Share Button