Fier, arrestohet 27-vjeçari për armëmbajtje pa leje

Forcat e policisë së Lushnjes kanë arrestuar mbrëmë një 27-vjeçar nga Kukësi, i cili u kap me një sasie të konsiderueshme armësh.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se në pranga ka përfunduar shtetasi Luan Kaboci, banues të fshatin Ferras të Lushnjes.

Sipas burimeve, në një depo pranë banesës së tij uniformat blu kanë gjetur një armë zjarri të tipit Kallashnikov me dy krehëra, një pistoletë tip Zastava, 23 fishekë automatiku dhe dy thika.

27-vjeçari akuzohet për posedim pa leje të armëve luftarake, atyre të ftohta dhe municioneve, me të cilat dyshohet të ketë kryer krime të rënda.

Share Button