Fier, arrestohen 4 shpërndarës droge

Policia e Fierit ka vënë në pranga sot 4 persona, të cilët janë kapur në flagrancë duke shpërndarë drogë.

Të arrestuarit janë Nikollaq Sino, Auriglen Alimiçaj, Zambak Hila dhe Shpëtim Hila të cilët jane kapur me një sasi prej 60 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë.

Policia e Fierit bën të ditur se është duke marrë në pyetje shpërndarësit, për të zbuluar origjinën e drogës dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

 

 

Share Button