FH: Mediat aziatike kanë më pak liri

Raporti i fundit i Freedom House për lirinë e mediave,  tregon se vendet euro-aziatike vazhdojnë të kenë më pak liri të mediave. Freedom House në raportin e publikuar ka analizuar lirinë e mediave në 197 vende gjatë vitit 2013. Sipas raportit, mediat në Rusi vazhdojnë të kenë liri të zymtë të shprehjes. Raporti thekson se Rusia i ka mbajtur nën kontroll të plotë mediat lokale. Edhe në Ukrainë, liria e mediave ka rënie dhe kjo kryesisht për shkak të sulmeve ndaj gazetarëve, të cilët kanë mbuluar protestat e fundit. Bjellorusia, Turkmenistani, Uzbekistani dhe Irani, janë në mesin e tetë vendeve me më së paku liri të mediave.

Share Button