Festat e fundvitit, policia në shërbim të përforcuar

Policia shton masat për natën e ndërrimit të viteve, edhe për ditët e para të vitit të ri. Duke filluar nga sot deri më datë 4 janar 2017 do të ketë shtim të prezencës policore në të gjithë territorin e vendit. Në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe është vendosur një grup i FNSH-së, të cilët po ashtu do të patrullojnë akset kryesore.

Në të gjitha Pikat e Kalimit të Kontrollit Kufitar janë marrë masat për shtim të sporteleve dhe të burimeve njerëzore ndërsa për monitorimin e situatës në të gjithë vendin, në gadishmëri janë edhe efektivët e Drejtorisë së Antiterrorit si dhe Njësia Operacionale Antiterrorizëm.

Policia u bën dhe një herë thirrje të gjithë prindërve që të mos lejojnë fëmijët të përdorin fishekzjarret pa praninë e tyre, ndërsa drejtuesit e mjeteve të mos përdorin alkool.

Share Button