Femrat kanë kujtesë më të fortë se meshkujt

Sipas një studimi të kryer së fundmi nga Universiteti i Londrës rezulton se femrat janë më të afta të mbajnë mend termat krahasuar me bashkëmoshatarët e seksit tjetër.

Në këtë studim janë shqyrtuar rastet e më shumë se 10 mijë njerëzve mbi 50 vjeç, të cilët janë studiura me kujdes në mometin e memorizimit të termave, ku femrat kanë arritur rezultate më të larta se meshkujt.

Shkencëtarët u kanë kërkuar njerëzve të mbajnë në mendje 10 terma dhe më pas t’i përserisin vazhdimisht pas një intervali prej dy minutash.

Në rastin e parë, femrat kanë pasur një avantazh prej 5% dhe në rastin e dytë 8 %.

Në të gjitha rastet ka rezultuar se femrat arritën të jenë më të sakta dhe më të shpejta. Autorët e këtij studimi, shprehen se arsyet e këtij ndryshimi mund të jenë të shumta.

 

Share Button