Fëmijët keqtrajtohen në jetimoren e Shkodrës

Fëmijë të abuzuar seksualisht, të keqtrajtuar dhe të shfrytëzuar për punë. Skandali në
jetimoren e Shkodrës ka vënë në pranga 5 punonjës të Qendrës së Fëmijëve në Shkodër,
përfshirë edhe drejtoreshën e insitucionit.

Ka qenë institucioni i Avokatit të Popullit ai që ka dhënë sinjalizimin tek Prokuroria e
Shkodrës për këtë çështje, pasi kishte pasur të dhëna se fëmijët në jetimore kishin pësuar
abuzim dhe keqtrajtim nga personeli. Avokati i Popullit kishte deklarata tronditëse të
fëmijëve që tregonin si ishin abuzuar.

Vajzat 10-vjeçare detyroheshin me dhunë të pastronin të gjithë qendrën. Ka të dhëna se
gjatë një ekskursioni, fëmijët e punonjësve të qendrës u janë bashkuar fëmijëve dukeabuzuar seksualisht me ta. Prokuroria ka nisur hetimet, dhe deri më tani rezulton se 3 fëmijë të mitur femra janë abuzuar seksualisht.

Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar të ndalohet drejtoresha e Qendrës Rezidenciale për
Fëmijë në Shkodër, A. Llazani, si edhe punonjësit e qendrës: B. R. Camaj, Sh. Nishani, N.
Ramolli, V. Marku, të cilat ndodhen nën akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’ dhe ‘keqtrajtim
të të miturve’

Share Button